Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Artur Zheji, iku më i miri i analizës politike shqiptare

15:30 / August 24, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1756040910 arturzheji23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ervis Iljazaj 

Kur isha student i shkencave politike në Itali në vitet 2000, ndiqja çdo debat politik që zhvillohej në Shqipëri. Por mbi të gjitha, ndiqja çdo debat ku në panel ishte Artur Zheji. Ishte një nga të preferuarit e mi në analizën politike, në mos më i preferuari.

Përballë argumentave të tij, sidomos gjuhës dhe metaforës që e kishte therrëse, çdo kush tjetër dukej i vogël. Artur Zheji në studio ishte imponues dhe vështirë se e fitonte ndokush debatin me të. Ishte mjeshtër i fjalës që e përdorte për të depërtuar thellë në opinionin publik shqiptar. Me pak fjalë, Zheji ishte i pashmangshëm për çdo gjë që thoshte dhe shkruante. Ishte padyshim një nga zërat me më ndikim të tranzicionin shqiptar.

Si askush tjetër arrinte të lexonte prapaskenat politike me intuitën e tij, intuitë që i vinte prej shkollimit prej dramaturgu dhe eruditi. Si asnjë tjetër, njihte natyrën politike dhe intrigat e saj, të cilat i përcillte me një elegancë të pashoq në studiot e debatit të varfër politik shqiptar. Mund të thuhet pa frikë, se Artur Zheji ishte më i miri i analizës politike shqiptare, gjë të cilën kam patur rastin t’ja them dhe personalisht disa herë. Prandaj ky gjykim mbi të, nuk është siç bëhet zakonisht pas ikjes nga kjo botë i një njeriu.

Në zhurmat e debatit publik shqiptar, Zheji dallonte për stilin e tij therës, por të qetë. Asnjëherë nuk bërtiste, asnjëherë nuk shante apo ofendonte. Thjesht i imponohej studiove të debatit jo vetëm me staturën e tij, por me patosin e analizës dhe argumentet të stërholluara.

Personalisht, kam lexuar çdo editorial të tij, sepse ishte nga të paktët analistë politikë në Shqipëri prej të cilit mund të mësoje diçka.

Më pas pata fatin ta njihja nga afër kur drejtonte gazetën MAPO për të cilën kishte një batutë, që ne, miqtë e tij e përmëndim gjithmonë. ‘’Mapo është gazetë e vogël, por zhurmën e bën të madhe’’, thoshte Zheji për gazetën që drejtonte. E bënte zhurmën të madhe pikërisht sepse drejtohej nga ai, nga publicisti që askush nuk mund ta shmangte dhe sa herë që hidhte një mendim ndikonte në opinionin publik.

Një nga arsyet se përse në 2017 pranova të drejtoja Gazetën MAPO, duke qenë se nuk vija nga bota e gazetarisë, ishte pikërisht sepse kisha njohur Arturin si drejtor të saj.

Zheji me pamjen e tij ndoshta dukej arrogant, i ftohtë dhe jo empatik, por e vërteta ishte totalisht e kundërt. Brenda asaj pamje të egër ndoshta, fshihej një njeri i butë dhe emocional. Jo më kot, si asnjëherë tjetër, e gjithë politika shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, e gjithë bota e medias u bënë bashkë për të shprehur ngushëllimet për ikjen e tij.

Lamtumirë Artur!

Le një boshllëk të parikupërueshëm në debatin publik shqiptar.

analizes Artur Zheji me i miri politike Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.