Artur Zheji ka ngritur dyshime, se personi i vrarë në shkëmbimin e zjarrit me Policinë në Rinas, nuk është Admir Murataj. Ai tha se për këtë ka disa burime.
Admir Murataj, i cili konsiderohet koka e disa prej grabitjeve më të bujshme në vend, përfshi ato të Rinasit, dyshohet se u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove nga aeroporti i Rinasit.
Por pavarësisht se familja ka identifikuar kufomën dhe do kryejë ceremoninë mortore nesër në Tropojë, ka edhe zëra të tjerë që shprehen se personi i vrarë nuk është Admir Murataj.
Mbërmjen e sotme, moderatori Artur Zheji, gjatë emisionit “360 gradë” në Ora Neës, u shpreh se sipar disa burimeve të tij, i vrari nuk është Murataj. Ai tha se i kishte mollëzat e djegura, e nuk mund të identivikohej.
“Më kanë marrë disa burime dhe më kanë thënë se ai zotëria që është vrarë nuk është Admir Murataj. Sepse kishte mollëzat e djegura, nga këto gjurmë nuk identifikohet dot, kishte maskë dhe fotoja e tij doli shumë shpejt”, – tha Artur Zheji.
Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.