Futbollisti i Kombëtares Jasir Asani, i cili shënoi golin e parë dhe kaloi Shqipërinë në avantazh, thotë se tifozët kanë qenë mbështetja e tij më e madhe.
“Tifozët kanë qenë mbështetjetja jonë. Sot ka qenë një finale tjetër. Për fat të mirë fituam. Mundësia e stafit ka krijuar mundësira për të shënuar gola. Këmba e majtë bëri golin e parë.”
Për mediat, Asani thotë se duhet të festojnë sepse kanë bërë një ndeshje shumë të mirë për plot 97 minuta lojë. I jashtëzakonshmi në fushë, Jasir Asani, mirënjohjen ndaj Sylvinhos dhe stafit e ka thelbësore dhe nuk ngurron ta shprehë asnjëherë.
“Mendoj se duhet të festojmë se kemi bërë 97 minuta ndeshje shumë të mirë. Në minutat e para të ndeshjes, loja ka qenë e vështirë. Unë dua të falenderoj Sylvinhon dhe stafin sepse më kanë mbështetur që ditën e parë dhe jam mirënjohës për ata gjithë jetën.”
Asani shprehet besimplotë për rrugën drejt “Euro 2024” teksa thotë se kanë edhe 2 ndeshje të tjera tek të cilat duhet të fokusohen.
“Besimi është shumë i plotë për Euro 2024, sot është dita për të festuar, kemi dhe 2 ndeshje të tjera dhe duhet të fokusohemi dhe tek ndeshjet e tjera.”