Policia ka gjetur dhe asgjësuar 4941 bimë kanabis të kultivuara në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore në territorin e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës.
Megaoperacioni policor u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe FNSH Tiranë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.