Teksa u prononcua për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë në Kosovë, deputetja e PDIU Mesila Doda në emisionin “Kontrast” foli edhe për genocidin çam.
“Çamëria është krijuar në 10 janar të 1991. Askush nga presidentët, burrat e shtetit, e kanë të vështirë të bëjnë shënim për ditën e Genocidit të shqiptarëve të Çamërisë. Askush nuk flet. Janë vrarë 3 mijë shqiptarë në shtëpitë e tyre. I ftoj që siç e gjejnë kurajon për Kosovën të nderojnë historinë e tyre dhe të veriut dhe të jugut. Është jo vetëm pa sens por nga ana e atyre që janë krerë të shtetit persona që kanë vendimmarrje e pakuptueshme që të mos bëhet asnjë shënim. Të nderojmë Reçakun, Çamërinë ku kanë humbur jetë njerëzish”, theksoi deputetja Doda.