Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Asnjë firmë nga PD për Shabanin? Deputeti Baçi tregon ku ishte ”gabimi’

15:34 / December 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Baci 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD, Luan Baçi sqaron zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit dhe akuzat se Partia Demokratike kishte dhënë firmat apo votat për kandidaturën e tij. Baçi mohoi kategorikisht që ndonjë deputet i PD-së ta ketë votuar Shabanin, duke theksuar se mazhoranca është ajo që siguroi 84 votat e nevojshme.

Sipas tij, konfuzioni është qëllimshëm i ushqyer nga “propaganda e mazhorancës” për të krijuar idenë se ka pasur një marrëveshje të fshehtë. Baçi shpjegoi se firmat e deputetëve të PD-së nuk nënkuptojnë mbështetje për një kandidat të caktuar, por thjesht një mundësi procedurale për t’i lejuar çdo individi të afërt me opozitën të paraqitet në Komisionin e Ligjeve dhe të dorëzojë platformën e tij.

“Është njësoj për arsye se edhe Shabani edhe shumë avokatë të tjerë, kur ishte momenti që doli një kandidat për kryetar bashkie i Tiranës, zoti Florian Binaj, Partia Demokratike tha që do ta mbështet nga shoqëria civile. Doli Floriani. Të gjithë u bënë bashkë, edhe Endri Shabani, edhe shumë të tjerë. Gjithë partitë opozitare të vogla u bënë bashkë me Partinë Demokratike për një përfaqësues që vinte atje. Kjo ishte toleranca e Partisë Demokratike për të pasur një kandidaturë gjithëpërfshirëse. E njëjta gjë funksionoi edhe me këtë punën e Avokatit të Popullit duke u dhënë firmën 20-25 avokatëve që u paraqitën pa përjashtim, pa i parë fare se kujt janë dhe kush janë. Këta e kanë firmën deri te komisioni që paraqesin platformën e tyre. Aty këta mbarojnë. Firma nuk ka më vlerë. Firma nuk është propozuese për vajtur në Parlament”, tha Baçi.

Avokati i Popullit Baçi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.