Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Asnjë “lajm” nga arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Koridhalos

22:33 / January 3, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arratisja e dy shqiptareve ne Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vazhdojnë përpjekjet e policisë greke për kapjen e dy shqiptarëve Elvis Pepa dhe Lenard Pepa, të cilët u arratisën natën e 1 janarit nga burgu grek i Koridhalos. Arratisja e dy shqiptarëve natën e 1 janarit nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo nxori edhe një herë tjetër në pah dobësitë e sigurisë në burgjet greke. Mungesa e tyre nga qelia 17 e sektorit D të burgut u kuptua pas 10 orësh, ndërkoë që sipas Ministrisë së Drejtësisë greke burgu është i paijisur me kamera sigurie, pamjet e të cilave u panë vetëm në mëngjesin e së mërkurës thjesht për të saktësuar orën e arratisjes 20:30 të mbrëmjes të së martës 1 janar 2019.

Ministria e Drejtësisë greke në një njoftim të saj pas arratisjes bëri të ditur se ajo nga ana e saj kishte dhënë udhëzime të qarta për mënyrën se si do të kryhej mbikqyrja e të burgosurve ditët e festive. Dhe në një përpjkeje për të hequr nga vetja përgjegjësitë dha për publikun një tabelë ku tregonte se falë masave të marra të paktën 5 vitet e fundit nuk ka patur asnjë arratisje nga burgjet greke. Deklarata jo vetëm nuk qetësoi gjakrat, por i hodhi benzinë zjarrit. Sindikata e Punonjësve të Burgjeve greke nga ana e saj kaloi në sulm.

I kërkoi Ministrisë së Drejtësisë që të jepte për publikun listën e rasteve kur punonjësit e burgjeve kishin rënë viktima të të burgosurve. Por nga Sindikata nuk u tha asnjë fjalë se kush është përgjegjësi që natën e 1 janarit dy të burgosur presin kangjellat e qelisë me copa nga kanaçe birrash e më pas kalojnë murin me një litar të bërë nga rripa çantash. Asnjë përgjigje për personin i cili duhej të mbikqyrte kamerat dhe të kishte kapur momentin e arratisjes dhe se ku ishin dy rojet e kullave ndërmjet të cilave dy shqiptarët hodhën litarin dhe kapërcyen pa asnjë problem murin rrethues të burgut.

Në njoftimin e saj, Sindikata bëri të ditur se disa punonjës kishin marrë leje dhe se nuk është faji i administratës së burgut që qeveria nuk ka dhënë fonde për personel shtesë. I gjithë debati në fakt degjeneroi edhe një herë jo për atë çka ndodhi, por se kush është më tepër fajtor Ministria apo burgu i Koridhalos.

Punonjësit nga ana e tyre mbështesin faktin se në shumë raste ajo çka ndodh në burgjet greke ose mbahet sekret, ose merret vesh me shumë vonesë. Një rast i tillë ishte edhe vdekja e një të burgosuri 50 vjeçar në spitalin e burgut natën e 1 janarit 2019, rast që sipas tyre nuk u bë i njohur për publikun.

Të arrratisurit

Dy të arratisurit vazhdojnë të shijojnë lirinë që i dhanë vetes pas ikjes nga Koridhalo. Përveç njoftimit se vazhdojnë kërkimet, policia greke nuk ka bërë asnjë njoftim tjetër. Elvis Pepa dhe Leonard Pepa janë pjesë e dy grupeve të ndryshme që vepronin në Korfuz dhe Athinë. Elvis Pepa, pjesë e një grupi të njohur si “Vjedhësit me Kallashnikov” ishin bërë tmerr i të moshuarve në Athinë. Në biografinë e tyre numërohen një sërë vjedhjesh dhe grabitjesh të dhunshme prandaj edhe policia i ka klasifkuar si shumë të rrezikshëm.

Arratisjet e bujshme nga Koridhalo

Shqiptarët pa dyshim kanë lënë emrin e tyre edhe në arratisjet nga burgjet greke. Historia përfshin mjete dhe metoda të ndryshme, që nga mjetet artizanle deri tek helikopterët. Padyshim arratisjet më të bujshme nga Koridhalo që kanë mbetur në histori janë dy arratisjet e të burgosurit të dënuar me dy herë burgim të përjetshëm Alket Rizai. Ai ka në biografinë e vet dy arratisje dhe një tentativë për arratisje. I dënuar me dy here burgim të përjetshëm dhe shumë vite të tjera për tre vrasje dhe trafik lëndësh narkotike. Në qershor të 2006, Rizai u bë protagonist kryesor i mediave dhe jo vetëm atyre greke. Mundi të ikte së bashku me një të burgosur tjetër grek me helikopter nga burgu i Koridhalosë.

Ishte 4 qershori i 2006 kur një helikopter u ul në oborrin e sektorit të burgut  të Koridhalosë. Me të njëjtën mënyrë mundi të arratisej nga i njëjti burg në shkurt të 2009. Por policia greke mundi ta rikthejë sërisht në burg. Transferohet në burgun e Malandrinus. Në mars të 2013 me një kasetofon që e bëri të dukej si mekanizëm shpërthyes mbajti peng për 24 orë gardianët e burgut, por pa mundur të arratiset.

ARRATISJA Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja e motoskafëve në Greqi/ Shkon në 15 numri i të vdekurve të plagosur edhe dy policë grekë

09:42 / February 4, 2026

Identifikohet shqiptari i plagosur në Greqi, zbardhen detaje të reja nga sulmi në burg

22:19 / January 29, 2026

Zjarr i madh në një fabrikë biskotash në Greqi/ Pesë punëtorë të zhdukur, 6 të tjerë dërgohen në spital

08:13 / January 26, 2026

Vrasja e Jani Aliajt në Greqi, rrëfehet autori i dyshuar : Nëse nuk do e vrisja unë, do të më vriste ai

20:38 / January 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.