20 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga 405 testime të kryera, ndërsa vijon të mos shënohet asnjë humbje jete.
Numrin më të lartë të të infektuarve të rinj e shënon Tirana, ndjekur nga Rroskoveci.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Sakaq, në të gjithë vendin janë 313 qytetarë aktivë me koronavirus.
