Ministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në krye të koordinimit të situatës së shkaktuar nga Covid-19, është shprehur se asnjë ambasadë shqiptare nuk do të pguajë asnjë lloj shpenzimi për shqiptarët e bllokuar jashtë.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se asnjë ambasadë nuk paguan as hotele dhe as udhëtime.
“Asnjë lloj shpenzimi. ata kanë ngelur jashtë, me siguri kanë shkuar të punojnë apo tek një i afërm. kështu që ambasada nuk paguan as hotele dhe as udhëtime,“- tha Ahmetaj.
Shumë shqiptarë kanë mbetur të bollkuar jashtë vnedit as mbylljes së kufijve për shkak të Covid-19. Të tjerë janë kthyer falë ndihmës së ofruar nga biznesmenët, apo duke paguar hotele me shpenzimet e veta.