Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aspirina, efektet pozitive dhe negative në organizëm

11:48 / November 19, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aspirina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Aspirina përdoret zakonisht si lehtësues dhimbjesh të vogla dhe për reduktimin e temperaturës. Është gjithashtu një ilaç anti – inflamator dhe mund të përdoret dhe si hollues gjaku.

Njerëzit me rrezik të lartë për të formuar mpiksje gjaku apo për të pësuar goditje në tru dhe atak kardiak mund ta përdorin aspirinën në mënyrë afatgjatë në doza të ulëta.

U jepet shpesh pacientëve menjëherë pasi kanë pësuar atak kardiak për të parandaluar formimin e mëtëjshëm të mpiksjeve të gjakut dhe vdekjen e indeve kardiake.

Çfarë është aspirina?

Aspirina është një ilaç anti – inflamator, jo – steroidal. Ilaçe të tilla kanë këto efekte:

    analgjezik – qetëson dhimbjet e lehta pa anestezi dhe humbje të vetëdijes.

    antipiretik – redukton temperaturën

    anti – inflamator

Jo – steroidal do të thotë që aspirina nuk përmban steroide. Steroidet shpesh kanë efekte të ngjashme por mund të kenë dhe efekte anësore të padëshiruara.

Përdorimi

Aspirina është një nga ilaçet që përdoret më shpesh për trajtimin e dhimbjeve (nga atyre të lehta deri të moderuara), migrenën dhe temperaturën.

Përdorime të zakonshme përfshijnë përdorimin për dhimbje koke, grip, ftohje, tendosje muskujsh dhe dhimbje apo sëmundje kronike siç është artriti.

Në doza të larta mund të trajtojë apo të ndihmojë në reduktimin e simptomave të:

    temperaturës reumatike

    artritit reumatoid

    perikarditit

Në doza të ulëta përdoret:

    për të parandaluar formimin e mpiksjeve të gjakut dhe reduktimin e riskut për sulm ishemik.

    për të parandaluar infarktin e miokardit në pacientët me sëmundje kardiovaskulare

    për të parandaluar goditjet në tru

    për të parandaluar kancerin kolo – rektal

Aspirina dhe fëmijët

Zakonisht aspirina nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 16 vjeç, sepse mund të rrisë riskun për sindromën e Reye – së, që mund të shfaqet pas një virusi, siç është i ftohti, gripi apo lija. Mund të çojë deri në dëmtim të trurit apo vdekje.

Por një specialist mund të përshkruajë aspirinë për një fëmijë nëse ai vuan nga sëmundja Kaëasaki dhe për të parandaluar formimin e mpiksjeve të gjakut pas opercioneve të zemrës.

Më shpesh në vend të aspirinës tek fëmijët përdoren paracetamoli, ibuprofeni etj.

Aspirina në doza të ulëta

Një dozë e ulët aspirine, 75 – 81 mlg në ditë, mund të përdoret si mjekim anti – trombocitoz, për parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut.

Ajo mund t’u jepet pacientëve pas:

    një ataku kardiak

    një goditjeje në tru

    fibrilacionit atrial

    sindromi koronar akut

Mund t’u rekomandohet nga mjeku marrja e aspirinës në doza të ulëta dhe personave që kanë fakrorët risk të mëposhtën :

    nivele të larta kolesteroli në gjak

    hypertension

    diabet

    janë duhanpirës

Aspirina nuk rekomandohet për personat që kanë:

    ulçer peptike

    hemofili apo ndonjë çrregullim tjetër të gjakderdhjes

    alergji nga aspirina

    alergji nga ilaçe të tjera të ngjashme si psh. ibuprofeni

    janë të rrezikuar nga gjakderdhja gastrointestinale

    pijnë rregullisht alkool

    po ndërmarrin trajtim dentar apo operacional, sado të vogël

Ndërsa personat me problemet e mëposhtme duhet të kënë kujdes me marrjen e aspirinës dhe duhet ta marrin atë vetëm kur u lejohet nga mjeku:

    personat me astmë

    hipertension të pakontrollueshëm

    ka pasur ulçer peptike

    probleme në mëlçi

    probleme në veshka

Gratë që janë shtatzënë apo po ushqejnë me gji mund të marrin aspirinë në doza të ulëta, por vetëm me rekomandimin e mjekut.

Efektet anësore

Efektet më të shpeshta të aspirinës janë:

    irritim i stomakut apo zorrëve

    probleme me tretjen

    të përziera

Ndërsa efektet e mëposhtme anësore mund të shfaqen por nuk janë të zakonshme:

    përkeqësimi i simptomave të astmës

    të vjella

    gjakderdhje në stomak

   të nxira/ Shendeti.com.al/

Aspirina efektet organizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.