Astmer Bilali i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” pritet t’i jepet lejë për disa orë nga prokuroria me qëllim që ai të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait dhe xhaxhait të tij, që pritet të zhvillohet ditën e sotme.
Avokatët e tij kanë paraqitur një kërkesë në prokurori për të marë disa orë lejë. Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Përcaktim të rezultateve në garat sportive”.
Safet Bajri, një i dënuar me 9 vjet heqje lirie në Belgjikë për disa krime të rënda në këtë shtet, rezulton të jetë krahu i djathtë i kapobandës Behar Bajri.