Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Astrologji/ Çfarë tregon horoskopi kinez për ju?

19:24 / September 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kinez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Horoskopi kinez bazohet në një cikël 12 vjeçar, ku çdo kafshë përfaqëson një vit të caktuar. Shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes. Sipas folklorit kinez, renditja e këtyre shenjave u vendos nga një garë midis një demi dhe një miu të zgjuar, ku ky i fundit fitoi dhe garën.

Për këtë arsye miu është kafsha e parë e horoskopit e cila pasohet nga demi. Sipas horoskopit kinez, viti i lindjes tregon më shumë se sa thjeshtë moshën tuaj. Kinezët mendojnë se kafsha që përfaqëson datëlindjen tuaj ka një influencë të madhe në personalitetin, marrdhëniet dhe fatin tuaj.

1 8

Zbuloni më poshtë cilës shenje i përkisni dhe karakteristikat e saj:

Miu

Njerëzit e lindur në këtë vit janë të zgjuar dhe plot sharm. Ata janë kurioz nga natyra dhe motivohen shumë nga paratë.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje janë këmbëngulës dhe të çiltër. Ata kanë shumë besim te vetja dhe duken shumë kokëfortë.

Tigri

Tigrat janë të guximshëm dhe të pavarur. Ata respektohen për mendimet e tyre të thella dhe veprimet e guximshme, por shpesh ata mburren kur arrijnë diçka.

Lepuri

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë të dashur nga pjesa tjetër sepse ata janë të sinqertë dhe shmangin konfliktet. Edhe pse janë të ndjeshëm, ata nuk janë shumë të shkathët dhe kjo gjë i bën ata të humbasin shumë mundësi.

Dragoi

Dragoi është një shenjë e fuqishme. Njerëzit e kësaj shenje janë energjik dhe nervoz. Ata e urrejnë hipokrizinë dhe thashethemet dhe ndonjëherë mund të jenë pak arrogant dhe të paduruar.

Gjarpri

Gjarprinjtë janë simboli i urtësisë dhe mençurisë. Konsiderohen si persona me humor dhe të talentuar në letërsi dhe art. Megjithashtë gjarpri mund të jetë tepër i dyshimtë dhe kjo gjë e bën atë paranojak.

Kali

Njerëzit e kësaj shenje janë zemër-gjerë dhe të shoqërueshëm. Pavarësia është një ndër pikat e tyre më të forta, por ndonjëherë ata janë të sinqertë më shumë seç duhet me të tjerët.

Dhia

Dhisë i pëlqen të qëndrojë vetëm dhe të mendoj. Ajo ëhtë krijuese dhe e vlerëson artin. Edhe pse ajo është kursimtare dhe e kujdesshme, shpesh është e pavendosur.

Majmuni

Njerëzit e lindur në shenjën e majmunit iu pëlqen t’i bëjnë të tjerët për të qeshur. Ata janë energjikë dhe gazmor, por ndonjëherë e humbasin kontrollin.

Gjeli

Gjelat janë të ndershëm, të vëmendshëm dhe punojnë fort. Ata rrallë besojnë te të tjerët dhe kjo gjë i bën të jenë të paduruar kur kanë të bëjnë me të tjerët.

Qeni

Njerëzit që janë në shenjën e qenit janë shumë besnik dhe dinë të ruajnë sekrete. Ata nuk frikësohen nga vështirësitë e jetës por shpesh ata kanë tendencën të shqetësohen më shumë seç duhet.

Derri

Njerëzit e kësaj shenje janë të mirë dhe të sjellshëm. Ata i falin gabimet e të tjerëve, por shpesh kjo i bën të duken naiv dhe lehtësisht të mashtrueshëm.

kinez per ju tregon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025

Horoskopi/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes sot

08:21 / November 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.