Makina tip ‘Golf’ me të cilën po udhëtonte Aleksandër Sadikaj, që mbeti i vrarë pas atentatit me eksploziv nuk ishte në pronësi të tij. Mësohet se makina që iu vu tritoli, në pjesën e përparme, ishte në pronësi të Petrit Osmanit. Ndërkohë deri më tani, nuk dihet se nëse shënjestër ka qenë Sadikaj apo Osmani, pasi tritoli u vendos në makinën e tij.
Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari nga Berati, u ekzekutua pas mesditës së shtunës (11 qershor) nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinë. Ngjarja ndodhi në orën 13.35, në zonën e Saukut, në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të rrugës Tiranë-Elbasan.
Sadikaj si pasojë e shpërthimit, humbi të dyja këmbët, ku si pasojë humbi jetën në spital. Viktima e ngjarjes, sipas policisë ishte proceduar më parë për një tentativë vrasje, vjedhje e drogë. Gjithashtu, 27-vjeçari rezulton pronar i një restoranti në Memaliaj.