Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës, ku një makinë ka shpërthyer pasi i ishte vendosur një sasi eksplozivi.
Për pasojë ka humbur jetën edhe personi që ndodhej në makinë, Isuf Jaçe.
Sipas burimeve zyrtare, Jacaj ishte një person me precedentë penalë dhe baba i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, aktualisht i arrestuar për “përkrahje të autorit të krimit”. Klaus Jacaj është përfshirë në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, ku Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza.
