Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentat ndaj shqiptarit në Spanjë

09:45 / November 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polici spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në Castelldefels të Barcelonës. Ngjarja ka ndodhur kur një person që po ecte përgjatë shëtitores së qytetit gjeti një burrë në tokë të plagosur rëndë dhe të mbuluar me gjak dhe thirri 112 për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Efektivët e Mossos d’Esquadra shkuan në vendngjarje dhe konfirmuan se viktima, një djalë i ri me kombësi shqiptare, ishte qëlluar me një armë zjarri të shkurtër tip pistoletë në këmbë, ndaj është kërkuar prania e shërbimeve shëndetësore.

Ai mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më vonë u transferua me një ambulancë EMS në një spital, ku iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Shëndeti i tij është jashtë rrezikut. Divizioni i Hetimeve Kriminale ( DIC ) i rajonit të Metropolit Jugor ka marrë përsipër rastin dhe po përpiqet të zbardhë faktet. Shqiptari nuk ka dashur të bashkëpunojë me agjentët dhe nuk ka shpjeguar asgjë se kush e qëlloi dhe çfarë arsyesh kishte për ta bërë këtë. Hetuesit, duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe kombësinë e viktimës, po punojnë me hipotezën se mund të bëhet fjalë për një incident të ri me armë zjarri që lidhet me një hakmarrje për trafikun e paligjshëm të marijuanës.

shqiptar Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.