Briken Sanaj, 39-vjeç nga Lezha është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me breshëri plumbash në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në kryeqytet.
Burime për mediat bëjnë me dije se 39-vjeçari është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë, e cila është larguar menjëherë.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se 39-vjeçari është dërguar i pajetë në spital.