Për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në zonën e Larushkës në Fushë-Krujë, ku mbeti i vrarë kunati i Bejtjas dhe 2 fëmijët e mitur, janë shoqëruar në polici 10 persona, ndërsa shoqërimet kanë vijuar edhe përgjatë ditës së sotme. Ata janë marrë në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Mësohet se do të shoqërohen edhe persona të tjerë në polici.
Durim e Valter Bami dhe Marklen Haka janë liruar nga policia për t’u marrë në pyetje si persona që mund të kishin dijeni për atentatin ndaj Gentian Bejtjas ku mbetën të vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të objektivit. Pasi dhanë deklarimet për disa orë me radhë dhe veçmas njëri-tjetrit ata janë lënë të lirë nga Policia e Krujës.
Deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ata kanë mohuar të kenë dijeni për atentatin, duke përjashtuar mundësinë se kanë konflikte me Gentian Bejtjen. Pritet që ky i fundit të merret në pyetje nga policia, nëse dëshmia e tij do të ndihmojë në hetime.