Atentati ndaj Gentian Bejtjas ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur, ende nuk ka autor në pranga, edhe pse Valter Bami është në burg si i dyshuar kryesor. Ndaj dhe Policia e Shtetit po zhvillon një kontroll në banesën e tij.
Policia shkoi në banesë në kërkim të armës sportive, të cilën e ka me leje dhe pretendon se gjurmët e barutit të gjetura te kyçin e dorës së majtë janë të saj dhe jo të plumbave të kallashnikovit që u qëlluan mesnatën e 4 korrikut 2023.
Pas kontrollit, arma sportive nuk është gjetur dhe policia është kthyer duarbosh. Mësohet se në vijim do të ketë një tjetër kontroll, pasi me avokatin e Bamit dhe në konsultim me këtë të fundit të mësohet vendi i fshehtë ku mbahet arma sportive. Pas gjetjes, arma në fjalë pritet të krahasohet me faktorët plotësuese të gjetur në kyçin e dorës së majtë të 37-vjeçarit.