Detaje të tjera kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në kryeqytet.
“Burimet e fundit më konfirmojnë se autori ka qenë i maskuar si shpërndarës picash. Mëngjesin e sotëm, grupi i hetimit ka marrë deklaratën e gruas, se autori ka qenë me një motor të zi. Është marrë telefoni i viktimës, i cili po zbërthehet. Gjithashtu është marrë edhe një deklaratë të shkurtër të bashkëshortes së viktimës”, raportohet.