Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit, i penduari sherr në gjyq me Plarent Dervishajn

18:22 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 07 04 182056
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej, u përplas ashpër të enjten me Plarent Dervishajn në Gjykatën e Posaçme, në një debat që precipitoi deri në fyerje të rënda, e që detyroi gjykatën të përjashtojë nga salla të pandehurin Dervishaj.

Alibej bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i artë”, u thirr si dëshmitar në gjykimin ndaj Dervishajt dhe Julian Meçes. Të ekstraduar nga Dubai në vit më parë po gjykohen për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja, aktualisht deputeti i zgjedhur të Partisë Demokratike. Gjatë dëshmisë Alibej tregoi se Dervishajn e kishte njohur në vitin 2019, teksa kërkonte të gjente vrasësit e familjarëve të tij.

“E thirrnin Lenti, shoku. Kam folur në EnchroChat fillimisht, më pas me SKY. Nofka e tij ‘Barcelona’, ndërsa tek EnchroChat ‘Ghost’. Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bëj atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia dhe ia përcillja çdo informacion. Plarenti kishte dyshime për disa persona se i kishin bëre atentat, dyshonte edhe te Pëllumb Muharremi (Rrumi) dhe te prokurori Ndoja. Rrumin nuk e llogariste fare. Prokurorit Ndoja i referohej dhe e quante të korruptuar atë dhe të lidhur me shtetasin Rrumi”, tha i penduari.

Alibej tha se shkëmbente informacione me të pandehurin dhe së një rast i kishte përcjellë një fotot të siguruar nga Nuredim Dumani, ku mendonte se ishin gjuajtësit në atentatin ndaj Dervishajt. Deklarimi i tij sendonjëherë ja kalonte me siklet informacionet ngjalli reagimin e fortë të Dervishajt, që i tha “C’siklet ke ti, mo aman. Ke dy orë rri aty, gënjen!”. Pas replikave të Alibejt, Dervishi shtoi “t’i ka dhënë gabim informacionet Altin Dumani, djalë”.

Debati verbal kaloi në fyerje të rënda, aq sa gjykata largoi nga salla të pandehurin Dervishaj. Seanca vijoi në mungesë, por më vonë avokati tha se klienti i kishte kërkuar të largohej. Braktisja e sallës edhe nga avokatët, ju kushtoi nga 100 mijë lekë gjobë të vendosur nga gjykata. /A2cnn/

Erion Alibej Plarent Dervishaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.