Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Atentati ndaj prokurorit, familjarët bëjnë kurban një dash tek vendi i krimit

21:25 / November 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arjan Ndoja e1572629737752
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa persona, siç duket familjarë me njëri-tjetrin pasi dy prej tyre janë një çift pleqsh dhe një tjetër është fëmijë, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të rastësishëm sot pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.

Ata kanë ndaluar me dy makina, kanë nxjerrë një dash dhe po e bëjnë kurban në mes të autostradës Durrës-Tiranë, siç mund ta shihni edhe në fotot që publikon “DurrësLajm”.

Vendi sigurisht që është i papërshtatshëm për therjen e bagëtive, por ndoshta mund të lidhet me një fakt tjetër.

Fiks në këtë vend, dy javë më parë më 1 nëntor, iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, që po udhëtonte në makinë me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut dhe shoferin Andi Maloku. Nga atentati, humbi jetën pas disa ditësh në spital shoferi Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe Rrumi i Shijakut ndodhen jashtë rrezikut për jetën, për të cilët nuk është zbardhur ende se cili prej të dyve ka qenë shënjestra e atentatit apo nëse kanë qenë që të dy bashkë.

Therja e kurbanit bëhet nga besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, apo edhe në raste të tjera, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe.

  • kurban tek atentati 1 Copy
  • kurban tek atentati 2 640x360 1

Arjan Ndoja DASHI Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.