Prokuroria e Posçame ka lëshuar 5 urdhër arreste, 4 prej të cilave janë ekzekutuar. Nën drejtimin e prokurorit Adnan Xholi, SPAK-u thotë se ka zbuluar rolin e organizatorëve në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Mes të arrestuarve është edhe Akil Nerjazi, i cili disa muaj i shpëtoi një atentati mafioz me snajper. Bëhet fjalë për një procedim penal të regjistruar më herët dhe urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Pritet që SPAK-u të dale me njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.
Postime te ngjashme
Add A Comment