Është arrestuar Nuredin Dumani, një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe autori i dyshuar i atentatit në Elbasan, ku mendohet se i plagosur ka mbetur Talo Çela.
Burime për mediat bëjnë të ditur se Dumani në momentin e arrestimit ka qenë i plagosur. Ai ka qenë i kërkuar për disa vrasje në Elbasan.