Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe ish agjenti i AMP, Prokuroria Tiranë do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin

11:40 / January 11, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2gilmando dani atentati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin në lidhje me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilamando Dani dhe ish agjenti i AMP, Muçi Shaljani, ngjarje e ndodhur më 11 nëntor të vitit të kaluar. Shullazi do të pyetet nëse ka dyshime për persona të caktuar që kanë organizuar atentatin ndaj Gilmando Danit.

Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi. Ai ishte dënuar për gjobëvënie dhe liruar nga burgu në tetor 2024.

Shullazi do të pyetet në ambientet e paraburgimit 313, por mbetet e paqartë nëse do të flasë për ngjarjen.

Gilmando Dani udhëtonte në një automjet me Muçi Shaljanin ku u qëllua për vdekje, të dy sapo ishin kthyer nga Spanja.

Ditët e fundit janë marrë dëshmitë e disa personave që janë gjendur në Rinas, pasi ka dyshime se grupi kriminal ka patur informatorë në aeroport që i ka njoftuar për lëvizjet e viktimave.

Po kush është Gilmando Dani?

Dani ka qenë një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, që vepronte për llogari të Emiliano Shullazit.

“Disa vite më parë është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda si pjesë e një grupi që vinte gjoba biznesmenëve në Tiranë, grup i cili drejtohej nga Emiliano Shullazi”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Gilmando Dani la qelinë e burgut rreth një vit e gjysmë më parë, pasi shleu të gjithë dënimin në lidhje me pjesëmarrjen në këtë grup të strukturuar kriminal.

Po ashtu, gazetarja Lala tha se “Që nga koha kur Emiljano Shullazi ndodhet në burg, mësohet se Gilmando Dani kishte marrë drejtimin e grupit kriminal”.

Ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.

Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ai u lirua ne 6 tetor 2024.

Hetimet

Policia është përqendruar tek grupet kriminale në Nikël dhe në Fushë-Krujë si të dyshuar për atentatin nga ku dyshohet të jetë dhënë edhe urdhri për shkak të përplasjeve të vjetra mes grupeve rivale.

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende përgjigje prej tyre.

Pas atentatit në Krujë u zbulua një banesë e kthyer në një bazë të tërë armatimi, ndërsa në kërkim u shpall poseduesi Ylli Zalla. Dyshimet e hetuesve janë se prej andej mund të ketë lëvizur automjeti Toyota i atentatorëve, por pa pasur sërish prova konkrete për fajësi.

4 autorët, 3 prej të cilëve dolën nga makina dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi ishin nisur nga zona e Krujës para se të kryenin vrasjen, nga dhe u larguan sërish pasi kryen krimin.

Në fshatin Halil ata dogjën makinën bashkë me 4 armët e zjarrit brenda, por edhe ekspertiza balistike e tyre nuk ka nxjerrë prova të rëndësishme, për shkak se armët ishin të dëmtuara nga zjarri.

agjenti amp atentati dani Prokuroria rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët

11:09 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.