Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Atentati në SHBA, kush ishte Charlie Kirk?

16:20 / September 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 09 11 161755
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Atentati kundër aktivistit konservator të krahut të djathtë, Charlie Kirk, ndodhi gjatë një paraqitjeje të tij në Universitetin Utah Valley në qytetin Orem, SHBA. Videot që qarkullojnë në mediat sociale e tregojnë Kirkun të ulur në një skenë të vogël. Pastaj dëgjohet një e shtënë dhe 31-vjeçari vë dorën në qafë, ku rrjedh shumë gjak.

Autori i krimit qëlloi mevetëm një të shtënë nga një distancë prej afërsisht 180 metrash nga një çati, shpjegoi Bo Mason, Komisas i Departamentit të Sigurisë Publike të Utahut: “Ky incident ndodhi në mes të një turme të madhe.” U dëgjua një e shtënë e vetme dhe kemi një viktimë. “Autori është në arrati. Ne besojmë se ky ishte një sulm i synuar ndaj një individi të vetëm.” Kirk dërgohet në spital, por çdo ndihmë atje vjen shumë vonë.

Trump fajëson të majtën

Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një video, që e paraqet Kirk si patriot të madh dhe jo drejtpërdrejt Trump fajësoi politikën e Të Majtëve për atentatin kundër aktivistit.

Kirk, një personalitet radiofonik dhe podcaster i suksesshëm, ishte drejtues dhe bashkëthemelues i Turning Point USA, një organizatë që përhap pikëpamje shumë konservatore në shkollat ​​e mesme, kolegjet dhe universitetet. Ajo ka më shumë se 250.000 anëtarë studentë. Kirk përdoret masivisht mediat sociale për të mobilizuar të rinjtë për vlerat konservatore. Ai ishte një mbështetje e fortë për Trump në zgjedhje dhe konsiderohej me lidhje të mira në administratën e Trump.

Kirk zhvillonte vazhdimisht aktivitete publike në kampuset universitare, ku dhe i pëlqente të angazhohej në diskutime me ata që kishin mendime krejtësisht të ndryshme nën moton: “Më provo që e kam gabim”.

Kirk ishte polemizues. Ai kritikonte programet e shanseve të barabarta për studentët nga familjet më të varfra, mohonte ndryshimet klimatike. Për të Donald Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Ai gjithashtu ishte mbrojtës i Listës së Mbikëqyrjes së Profesorëve: një bazë të dhënash online ku studentët mund të diskreditonin profesorët e krahut të majtë. /DW/

Charlie Kirk trump Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.