Atleti bullgar Krasse Georgiev vijon maratonën e tij dhe tashmë ka hyrë në kufirin shqiptar. Ai është nisur nga Varna e Bullgarisë drejt Durrësit.
Sot Krasse kaloi pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe është duke vrapuar në territorin e Shqipërisë.
Në një prononcim për Top Channel ai shprehet mjaft i kënaqur. “Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Ju keni një vend shumë të bukur. Deri tani ka qenë një udhëtim shumë i bukur në të treja vendet si në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”, tha ai.
Georgiev, ka vendosur që ta përshkruajë të gjithë rrugën në këmbë, si një formë sensibilizimi për “Korridorin 8”.
