Për festën e 28 Nëntorit, atleti Erzen Zyberaj do të niset nga Kosova në këmbë drejt Shqipërisë. Ai do ta nisë rrugëtimin e tij nga Prishtina dhe do ta përmbyllë në Tiranë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash. “Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment