“Big Brother Vip 2”, është kthyer në një “luftë” jo vetëm brenda shtëpisë mes Olta Gixharit dhe Luizit, por edhe jashtë. Ka shumë rrëfime se bashkëshorti i Oltës ka kërcënuar, madje edhe që ka ndikuar që Efi të dalë nga shtëpia, siç edhe doli të shtunën.
Opinionistja Zhaklinë Lekatari në një bisedë në rrjetin social “Whatsapp”, tregon se është shantazhuar nga partneri i Olta Goxhari. Ajo është shprehur për këtë e ka njoftuar edhe produksioni dhe Sara Hoxhën, duke theksuar se ajo nuk blihet.
“I thashë produksionit sot se burri i Oltës do të më shantazhojë, edhe unë ndihem e ofenduar që mendon që të më blej me lekë, unë nuk jam Olta nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, dëgjohet të thotë oponionistja. Zhaklina ka dalë disa herë kundër lojës së Oltës, por ende nuk ka një qëndrim nga produksioni për këtë akuzë. Luiz Ejlli është fenomeni i këtij edicioni dhe ka një popull që e pëlqen, ku e kundërta ndodh me Oltën.