Moderatorja Aulona Musta ndan shpeshherë me ndjekësit aktivitetet nga përditshmëria e saj, ndërsa nuk nguron të japë sugjerime drejtuar vajzave e grave.
Por, në profilin e saj nuk mungojnë komentet negative kur bëhet fjalë për format e saj trupore pas stërvitjeve intensive në palestër.
Përmes një postimi në Instagram, Aulona teksa stërvitej në palestër, shkruan: “Edhe kshu dmth, ndërkohë që ti flije, këtë të shtunë me re, unë isha në palestër që në 7:30. Pastaj ti vjen dhe më kërkon llogari dhe kritikon “boll ekspozove trupin se na e shpife. Më bën vërtet për të qeshur”.