Bashkëshortja e kreut të PD-së, Lulzim Basha, Aurela, nuk publikon shpesh në rrjete sociale. Ama sot, ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen të atit, në Instagram.
Ajo postoi një foto nga fëmijëria në Instastory, ku shfaqet bashkë me të atin. Ndërsa poston foton, ku shihet Aurela e vogël me bishtaleca dhe balluke me të atin, ajo e ka shoqëruar me këngën labe “Balluket e ballit moj”.