Aurela Gaçe ngriti në këmbë dje publikun në festivalin e Digitalb që u mbajt në sheshin “Skënderbej”. Këngëtarja me origjinë nga Vlora do të mbahet mend gjatë për performancat zbathur edhe pse veshja këtë herë ishte superseksi.
As këtë mbrëmje nuk mundi dot të mos hiqte sandalet me taka që kishte veshur dhe doli zbathur në skenë, ku këndoi e kërceu me mjaft energji.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, Aurela hoqi edhe vathët e saj për t’ua dhënë fansave duke thënë: “S’kam ç’të heq tjetër!”
Në videot që ka siguruar “iconstyle.al” këngëtarja shihet që i mungon njëri vath, pasi i kishte rënë poshtë. Një fans ne turmë gjeti vathin, ajo ia dhuroi, dhe më pas hoqi dhe tjetrin për t’ia dhënë dikujt tjetër.