Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Aurela Gaçe në zi! Humb njeriun e zemrës teksa ndodhet në SHBA

21:22 / March 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aurela gace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të njeriut të zemrës.

Aurela ka humbur gjyshen, por fatkeqësisht këngëtarja nuk u gjendet pranë saj në minutat e fundit të jetës. Aurela ndodhej  në SHBA dhe nuk ka mundur ta përcjellë për në banesën e fundit. Me shumë dhimbje ajo ka ndarë një dedikim për të krahas videos me një xhirim të para pak javëve, kur gjyshja e këngëtares i ka lënë një amanet.

“Nëna ime! Para pak javësh isha tek ti dhe le një amanet që fatmirësisht e xhirova. “Kur të vdes unë, dua të këndoni”,-me the, dhe fillove të m’i tregoje vargjet. Do këndoj, por s’më bën zëri, qysh t’ia bëj këtij hatëri, qysh t’ia bëj derës së madhe, që po heq shumë halle. Ti ishe dera e madhe që po vuaje në ditët e tua të fundit, mes dhimbjesh në shtrat, duke folur me fotot e fëmijëve të tu të ikur para kohe…mbase u thoshe që do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se të kishte marrë aq shumë malli. Le pas fëmijë, nipër e mbesa plot dhe më beso se asnjë nga ne sot nuk ka fuqi të këndojë. Të dyja gjyshet e mia nuk kam arritur t’i përcjell në banesën e fundit, duke qenë shumë shumë larg (USA), por dhimbja e loti është shumë i hidhur. Mburresha me ty, si një grua shumë të fortë në çdo aspekt. Ti ishe nëna e mamit tim dhe ajo sot të humbi ty dhe ne familja e madhe humbëm të fundit njeri që mbante hapur derën e madhe. Tani do të këndosh atje lart në parajsë, me ata që të mungonin aq shumë…u prehsh në paqe nëna ime, engjëlli ynë. Nuk ka si gjyshërit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja që lënë pas qenka shumë e madhe”,-shkruan Aurela.

5c817b80aa61e53703466 264797631082379 1006727333316395008 n

AURELA GACE SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.