Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Australia do të njohë shtetin e Palestinës

10:00 / August 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, në një veprim që shton presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit, pas vendimeve të ngjashme nga Franca, Britania dhe Kanadaja.

“Australia do të njohë Shtetin e Palestinës për të kontribuar në përshpejtimin e zgjidhjes me dy shtete, arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve,” – thuhet në deklaratën zyrtare të Albanese.

Duke folur për gazetarët në Canberra, Albanese theksoi se njohja varet nga angazhimet që Australia ka marrë nga Autoriteti Palestinez, duke përfshirë kushtin që grupi islamik Hamas të mos ketë rol në ndonjë shtet të ardhshëm palestinez.

“Një zgjidhje me dy shtete është shpresa më e mirë për njerëzimin që të ndërpritet cikli i dhunës në Lindjen e Mesme dhe të vihet fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gaza,” – tha ai në një konferencë shtypi.

Albanese bëri të ditur se ka biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, duke i përcjellë që “zgjidhja duhet të jetë politike, jo ushtarake”.

Javën e kaluar, Australia kritikoi planin e Izraelit për të marrë kontrollin ushtarak të Gazës, ndërsa njohja e Palestinës u nxit edhe më tej nga, siç tha ai, mosrespektimi i thirrjeve ndërkombëtare nga ana e qeverisë Netanyahu dhe mungesa e përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe etike në Gaza.

Vendimi australian vjen mes kritikave nga administrata amerikane, Presidenti Donald Trump muajin e kaluar kritikoi Kanadanë për qëndrimin e saj pro shtetësisë palestineze, ndërsa Rubio e cilësoi vendimin e Francës si të papërgjegjshëm.

Ndërkohë, Ambasadori i Izraelit në Australi, Amir Maimon, reagoi ashpër në rrjetin social X, duke thënë se vendimi australian cënon sigurinë e Izraelit dhe dëmton negociatat për lirimin e pengjeve.

Australia njohje Palestina SHBA shtet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.