Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit D është zbuluar dhe një ekip tjetër, i cili do të kalojë në fazën e 1/16 dhe është pikërisht Australia. “
Oqeanikët” arritën të mundnin Danimarkën me rezultatin minimal 1-0, duke hipotekuar kështu vendin e dytë në grup.
Australia tashmë është pozicionuar në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Franca e vendit të parë, por me më pak gola të shënuar. “Oqeanikët” do të përballen në raundin tjetër me vendin e parë të grupit C, i cili do të përcakohet mbrëmjen e sotme, nga sfidat Poloni-Argjentinë dhe Arabi Saudit-Meksikë.