Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Australiani zhduket në Theth! Vëllai i të riut kërkon ndihmë

20:10 / November 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
australiani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti kurrë në destinacion.

28 vjeçari Australian Cameron Twiss, rezulton të jetë i zhdukur dhe pa asnjë gjurmë. Teksa lajmi për zhdukjen misterioze të tij ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, vëllai i tij Stuart Twiss, flet për Top Channel dhe bën thirrje për ndihmë.

“Vëllai ka vizituar fillimisht Shkodrën, pastaj në Mal të Zi dhe është kthyer për të vizituar Valbonën. Pastaj ka vendosur të kalojë për në Theth. Është nisur me dy persona të tjerë. Ata kanë vazhduar për në Jezerce ndërsa Cameron ka ndërruar drejtim për në Theth. Nga aty nuk ka me informacion. Unë erdha në Shqipëri, kontaktuam me policinë me grupin e kërkimit të cilët po na ndihmojnë, por nuk ka shumë informacion. Nuk dua të dal në përfundime apo konkluzione sepse kjo është puna e policisë.”, shprehet vëllai i tij.

Ai thotë se ka pasur edhe ai vete një eksperiencë fantastike në Shqipëri dhe këtë shteg e ka bërë kohë me parë.

“Cameron me tha se ishte i kënaqur me pushimet e tij në Shqipëri. Mendoj se nuk ka pasur shumë informacion për rrugën megjithëse aty është një shteg shumë i populluar. Unë e kam  bërë vetë kalimin nga Valbona në Theth. Kam kaluar në këmbë  aty dhe kam takuar shumë njerëz. Cameron shpesh pëlqente që të eksploronte i vetëm. Ju lutem, na ndihmoni me çdo lloj informacioni dhe kontaktoni policinë. Kërkoj ndihmën e të gjithëve”, tha më tej Stuart Twiss..

Bledar Jubani, është personi që e ka parë për herë të fundit Australianin në kryqëzimin e shtegut Jezerce – Theth

Për banoret e zonës dhe guidat, alpet janë të paparashikueshme dhe të panjohura por edhe plot me kafshe të egra.

Gjatë këtij sezoni turistik në vendin tonë janë zhdukur pa gjurme edhe dy turiste të tjerë, një belg dhe një lituanez. Të gjithë pa guidë dhe pa informacion për terrenin.

australiani Theth zhduket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.