Një autobus me 57 pasagjerë turistë shqiptarë ka përfunduar brenda një kanali në Greqi.
Mësohet se nuk ka asnjë pasagjerë të lënduar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën “Egnatia”.
Autobusi me targë shqiptare po vinte nga Stambolli në drejtim të Tiranës. Nuk dihen shkaqet e humbjes së kontrollit.