Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në Indinë qendrore, pasi një autobus doli nga rruga dhe u përplas në një kanal.
Sipas autoriteteve, gjashtë persona arritën të shpëtohen nga automjeti, i cili mbante 46 pasagjerë, pavarësisht nga fakti se kapaciteti i tij ishte për 34.
Shpëtuesit nga Forca Shtetërore e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe punëtorë të tjerë gjetën 40 trupat e pajetë dhe po kërkonin për pasagjerë të tjerë, tha Prokurori i Qarkut në Indinë Qendrore.
Furnizimi me ujë në kanal u ndërpre, gjë që përshpejtoi operacionet e shpëtimit dhe lejoi dy vinça që të nxirrnin autobusin nga uji.
Autobusi ishte duke udhëtuar nga Sandi për në rajonin Satna të Madhya Pradesh në Indinë qendrore kur ndodhi tragjedia.