Aksident në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Një automjet në lëvizje përplas dy këmbësorë, turistë të huaj, një prej të cilave femër. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Vlorës që kanë nisur hetimet për ngjarjen.
Të dy personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmen e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonen e plazhit të vjetër ndërsa më pas me auto-ambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për ndihmë mjekësore por jashtë rrezikut për jetën.
