Në ishullin e Remier në Touluse, autoritetet janë duke shkatërruar një vendbanim, i konsideruar tashmë si “lagje”, ku kishte mbi 1 mijë persona, kryesisht refugjatë.
Me kërkesë të komunës së Toulusë, prefektura tha se aksioni është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe u përfundua plotësisht. Operacioni filloi në orën 8 në “kampin” e emigrantëve, ku shumica janë nga Shqipëria, e vetëm 2 janë nga Maqedonia e Veriut, shkruan media franceze “La Depeche.fr”.
Shumica e tyre janë azilkërkues, ndërsa gjysma janë fëmijë.
