OSHEE njoftoi se për shkak të një avarie në transformatorin e NST Rajonal kanë mbetur pa energji disa fidera që furnizojnë me energji disa zona në Tiranë.
“Rruga “Don Bosko” (Pallate pranë shkollës Qazim Turdiu), Rruga “Jordan Misja”, rruga “Asim Vokshi”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”, Rruga e Barrikadave, zona pranë kolegjit “Harry Fulzt”, ,pranë maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”, xona Laprake (Rr. Pandi Dardha, Rexhep Preza, Koli Bano, Lord Bajron, Gjergj Legisi,Marin Barleti, Mati Logoreci, Rr S.Bruzi) Paskuqan, Kodër Kamëz, Bathore (pjesërisht), Universiteti i Kamzës, Allias, Qesarat, Zogu i Zi, Ana e majtë e rrugës “Muhamet Gjollesha” deri tek 21 Dhjetori, Babrru”, ishin zonat pa energji sipas njoftimit.
OSHEE njoftoi se grupet e punës po punojnë për riparimin sa më shpejt të avarisë e rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët. Vetëm disa minuta më vonë, në një tjetër komunikim për mediat OSHEE njoftoi se të gjitha fiderat e stakuar janë vendosur në punë.
“Aktualisht është normalizuar situata e furnizimit me energji në zonat e prekura nga defekti në transformatorin e NST Rajonal”.