Hapja e bazës ajrore taktike në Kuçovë u mbyll me një shfaqje nga helikopterët Black Hawk, që u ndoq nga të pranishmit. Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes nisi me performimin e himneve të NATO-s dhe të Shqipërisë nga orkestra Frymore e Forcave të Armatosura. Ndërkohë që 6 avionë EuroFighter F-2000 janë ulur në bazën ajrore të Kuçovës, ndërsa kanë dhuruar spektakël gjatë uljes në pistë. 6 avionë luftarakë italianë do të ulen për herë të parë në Kuçovë.
