Avokatët në Vlorë janë mbledhur përpara gjykatës këtë të hënë si qëndrim kundër hartës së re gjyqësore. Në emër të tyre për mediat ka folur avokati i vjetër Delo Meçani.
Sipas tyre mbyllja e gjykatave të Vlorës jo vetëm dëmton ata financiarisht ,ndërsa e kanë të pamundur marrjen e shërbimit në Tiranë për shkak të moshës,por vjedhja e pronave të tyre është qëllimi i hartës së re gjyqësore sipas qytetarëve.
Katër deputetët PD-së për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, Ina Zhupa, Arbi Agalliu dhe Fation Veizaj në një prononcim për mediat, janë shprehur kundër miratimit të hartës së re gjyqësore.