Në një kohë që avokatët sot mbajtën një protestë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami tha se harta e re gjyqësore synon që qytetarët të kenë akses të barabartë në të gjithë vendin, kudo që ndodhen.
“KLGJ në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësia përfundoi ciklin e konsultimeve e për hartën e re. U kryen konsultime me 6 grupe të interesit dhe dy takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit. Opinioneve iu nënshtruan një procesi vlerësimesh.
Në datë 10 qershor KLGJ miratoi grupin e punës për riorganizmin e gjykatave. Nga 22 gjykata në 13. Nga 6 gjykata apeli në një me seli në Tiranë. Nga 6 gjykata administrative në dy, me seli në Lushnje dhe Tiranë. Me miratimin e hartës së re synohet që t’u ofrohet qytetarëve kudo që ndodhen akses i barabartë”, deklaroi Llagani.