Harta e re gjyqësore e kthyer në një “mollë sherri”, por që sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, avokatët duhet të shohin rrugën e përballjes gjyqësore, pasi harta e re gjyqësore të miratohet.
“Harta i ka kaluar për mendim KLP-së, Ministrisë së Financave dhe Prokurorisë së Përgjithshme. I kemi marrë parasysh sugjerimet e avokatëve për hartën e re gjyqësore. Avokatët të shohin rrugën e përballjes gjyqësore pasi harta e re gjyqësore të miratohet”.
Manja ka deklaruar edhe se avokatët kanë shërbim me pagesë dhe se protesta është në të drejtën e tyre, por shërbimin ato duhet t’ua japin klientëve, pasi u marrin paratë.