Avokati Ledio Braho, i ftuar në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova e ka cilësuar dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi një akt terrori. Sipas tij, autorët të cilët e dhunuan në një zonë të populluar (ish-Blloku) në mëngjes, donin të jepnin një mesazh. Fakti që ata ishin të pa maskuar tregon se nuk i trembeshin ndëshkimit.
Ledio Braho: Ishte një akt terrori. Autorët, porositësit kërkonin të jepnin një mesazh. Të kryesh akte të tilla në mes në ditës, në zonën e bllokut tregon se ata nuk kishin as frikë nga ndëshkimi. Ata nuk ishin as të maskuar, pra kanë qenë të përgatitur që do zbuloheshin. Dhuna nuk është zgjidhje në asnjë rast dhe aq më pak ndaj një vokati. Kur dëgjojmë “askush nuk të rreh kot” ne relativizojmë dhunën.
Lexo edhe :
Related Posts
Në Shqipëri politizohen edhe ngjarje shumë më të thjeshta se kjo, nuk është çudi që u politizua. Ngjarje si ajo e djeshmja kanë nevojë të marrin edhe zë publik edhe zë politik pasi vuri edhe policinë në lëvizje për ta zgjidhur sa më shpejt. Gjithë ai presion publik që u bë ndaj policisë së shtetit shërbeu për mirë sepse u bë dhe zbulimi në kohë i ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.
Ngjarja është edhe më kriminale sepse ka ndodhur për shkak të mos njohjes së kontratave. Avokatët janë gjatë gjithë kohës nën presionin e klientëve, familjarëve. Puna e avokatit në Shqipëri është një nga punët më të vëshira, që mbart më shumë stres. Ti bën punën dhe gjendesh para situatës si rasti i zotit Mëngjesi kur klienti nuk respekton kontratën. Mund të ndodhë që ti kalon stres dhe nuk shpërblehesh.
Brraho i ka bërë thirrje kolegëve të tij që të denoncojnë dhunën apo mesazhet kërcënuese që marrin dhe mos të përpiqen t’i zgjdhin çështjet të vetëm.
Braho: Në rastin më të parë që marrin mesazhe apo bjenë pre e dhnës ta denoncojnë sepse nuk mund t’i zgjidhësh vetë këto çështje. Ditën e djeshme ka qenë në gjendje kome. Sot nuk kam pasur komunikim, por uroj që të përmirësohet shpejt. Akuza, referimi i veprës penale është bërë për nenin 79/e. Ka një vepër penale që prashikon vrasjen ndaj gjytarëve, prokurorëve, avokatëve dhe dënimi është jo më pak se 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.