Avokati Jordan Daci tha se kursi i hetimit për dosjen “Partizani” për të cilën janë marrë masa sigurie për Jamarbër Malltezin, Flamur Bektashin dhe Sali Berishën, mund të ndryshojë.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se pritet që për këtë çështje të ketë shumë hetime dhe është e pamundur të parashikohet se çfarë do të ndodh me këtë çështje dhe se çdo pozicionim në këto momente mund te rezultojë i gabuar.
“Ka disa veprime proceduriale të cilat mund të ndryshojnë kursin e hetimit. Së pari do duhet të shikojmë se si do shkojë masa e sigurisë deri në Gjykatë të Lartë apo në Gjykatë Kushtetuese. Së dyti do pyeten se s’bën të gjithë personat nën hetim. Ata do të pyeten personalisht, nga pyetja e tyre mund të dali nevoja për hetime pa fund në varësi se si pozicionohen.
Të parashikosh këtë do të thotë se nuk do të bësh gjyq por ke marrë një vendim që do ta çosh deri në gjyq. Nga ana tjetër të merresh me thelbin e çështjes në një dosje që i përket masës së sigurimit, është përsëri një gabim fatal. Kjo për një arsye, se gjithë këto prova e fakte janë në nivelin e dyshimit. Për rrjedhojë disa mund të qëndrojnë, disa mund të zhbëhen e disa të forcohen. Të pozicionohesh kur ke vetëm një vendim, por jo aktet është gabim i madh”,-tha avokati.