Avokati përfaqësues i Sali Berishës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Genci Gjokutaj kërkoi që të pezullohet dhe të shtyhet mbledhja që po shqyrtoni kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të Sali Berishës. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se nuk jemi në rastet kur pezullohet seanca, pasi duhet të dëgjohen prokurorët. ”Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seancë. Nuk parashtruar asnjë dispozitë qoftë ligj qoftë rregullore. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkuesit siç janë prokurorët”,-tha Nikolla.
Avokati i Berishës kërkoi pezullim të mbledhjes së Mandateve, Nikolla: Jo e parashtruar në asnjë dispozitë
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment