Avokati i Izet Haxhisë, për të cili ka nisur rigjykimi për vrasjen e Azem Hajdarit, ka lënë të nënkuptohet se ish-kryeministri Sali Berisha është ai që e ka nxjerrë në pritë deputetin e ndjerë.
I ftuar në studion e “Repolitix”, Beqiri tha se është shprehur se ish-kryeministri Berisha s’kishte pse të bashkëpunonte drejtpërdrejt me vrasësit, por ka patur mënyrat e tij.
Beqiri shtoi se Hajdari merrte në telefon mikun e Nehat Kullës për të ditur nëse kishte ardhur Haklaj në Tiranë apo jo.
“Si paska bashkëpunuar Sali Berisha? Ai e dinte se kush ishte Fatmir Haklaj…Pse duhet të bashkëpunonte, dihej ajo, po ta nxirrje Hajdarin përballë Haklajve, do ta vrisnin…s’do shumë mend. Shikoni, ju s’dini diçka. Në telefonin e Azem Hajdarit ka qenë një person i regjistruar me emrin Jovanoviç. Ky ishte shoku i ngushtë i Nehat Kullës. Kështu që para se shkonte tek Haklaj, Hajdari mori në telefon, Jovanoviç. Nëse do vinte Fatmir Haklaj në Tiranë, i pari do ta merrte vesh Nehat Kulla. Ai para se të dilte mori në telefon Jovanoviçin, ka ardhur apo jo..kaq,”– tha Beqiri.