Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri në një intervistë për Report Tv ka bërë deklarata të forta në lidhje me provat që disponon dhe dëshmitarët që do të thërrasë në seancën gjyqësore që pritet të rinisë ditën e nesërme nga Gjykata penale e Tiranës. Avokati Beqiri tha se në seancë do servien prova shkencore dhe tablatet telefonike që vërtetojnë se pse ka ndodhur vrasja dhe motivin e saj.
Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri në një intervistë për “Repolitix” ka bërë deklarata të forta në lidhje me provat që disponon dhe dëshmitarët që do të thërrasë në seancën gjyqësore që pritet të rinisë ditën e nesërme nga Gjykata penale e Tiranës. Avokati Beqiri tha se në seancë do servien prova shkencore dhe tablatet telefonike që vërtetojnë se pse ka ndodhur vrasja dhe motivin e saj.
Idajet Beqiri tha se Azem Hajdari nuk është varë as për motive hakmarrje siç është përfolur kaq gjatë dhe as për arsye politike nga kundërshtari në qeveri asokohe Fatos Nano, por për arsye të mirëfillta politike që përftuan nga ajo ngjarje duke iu referuar Sali Berishës që fill pas vdekjes së Hajdarit realizoi një grusht shteti të armatosur.
“Çështja nuk është zbardhur sepse nuk është për motive hakmarrje siç thuhet. E dyta nuk ka motive politike në aspektin e vranë se kishte interesa pala kundërshtare e tij, por për motive të mirëfillta politike për të bërë atë që ndodhi në Shqipëri dhe për të përfituar ata që përfituan, për të krijuar 14 shtatorin”, tha Beqiri.
Si prova avokati paraqiti edhe një shkrim të gazetës Koha Jonë disa ditë parë atentati dhe një informacion të UÇK, ku 6 ditë para atentatin kishin paralajmëruar se po planifikohet që të vritet Azem Hajdari. Avokati tha se kjo ishte një vrasje e paralajmëruar dhe se po gjendjet një sebep madhor që hakmarrja politike të ishte më fortë se në 1997.
“Gazeta Koha Jonë ka shkruan dhe cituar para atentatit se ju të 6 të zyrtarët e ë lartë të PD, që u arrestuan, nuk do qëndroni aty , ajo që sherrnaja e parë. Kjo është një provë indirekte pasi tregon se diçka po ndodhte dhe kishte motiv politik. Ka informacione nga arvikat e UÇK-së se 6 ditë para ka paralajmëruar se do e vrasin. Ka një sërë provash të tjera. Kjo është një vrasje e paralajmëruar se po përgatitej situata, duhej gjetur një sebep madhor që hakmarrja politike të ishte edhe më e egër se në 1997. Ka ardhur koha ti nxjerrim këto”, tha Beqiri
Sipas Beqirit, Berisha është thirrur si dëshmitar për të sqaruar 5 telefonatat që ka kryer më Azem Hajdarin gjatë kohës që ai ishte në miting në Lushnje dhe të sqarojë 20 telefonatat e tjera që ka krye me një numër tjetër me persona të ndryshëm. Sipas avokatit, Izet Haxhia i di këto gjëra pasi ka qenë njeri i brendshëm dhe i besuar i Berishës.
“Ata kishin ardhur nga Tropoja për ti dorëzuar një video Azem Hajdari. Ardhja e tyre ranë në sy të gjithë elitës dhe kreut të saj. Makina e tyre ishte dislokuar aty. Një arsye pse Hajdari erdhi më shpejt nga Lushnja ishte ajo makinë që kishte ardhur aty. Hajdari është marrë 5 herë në Lushnjë nga Berisha dhe ai duhet të jap shpjegime për çështjen, prandaj është thirrur. Janë tabulatet telefonike. Në momentin para se të nxirrej Hajdari, Berisha jo me telefonin e tij por me një telefon tjetër që e përdorte shpesh dhe do thirret dëshmitar edhe ai, ka bërë 20 telefonat të ndryshme”, u shpreh Beqiri.