Rasti i Mihal Kokëdhimës dhe problematikat e turizmit në vend ishte tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Opinion”.
Në panel, ishin gazetarë, analistë, Belind Këlliçi kryetar i FRPD-së, ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe avokati i Mihal Kokëdhimës, i cili ndodhet pas hekurave, nën masës e sigurisë arrest me burg, që pas arrestimit për incidentin me turistët spanjollë.
Në një moment, pati replika mes avokatit dhe ministrit Klosi. Avokati i Kokëdhimës akuzoi Klosin se me gjestin e tij për turistët spanjollë pas incidentit, i bëri jehonë ngjarjes. Ngjarje, që sipas avokatit, është fryrë dhe nga mediat.
“Vajti ti çonte lule sikur të vinte te e dashura”, tha avokati i Mihal Kokëdhimës”.
Ndërsa Blendi Klosi u kundërpërgjigj duke u shprehur se ngjarja ishte raportuar më herët në media. “Lulet mendoj se kanë pasur një impakt pozitiv”, tha më tej Klosi.